Kolonel Bitri tregon çfarë kërkonte helikopteri në Shkodër

22:55 | 11 Prill 2016

Pjesët e helikopterit

Kolonel Bilbil Bitri, drejtor në shtabin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka dhënë detaje mbi itinerarin e helikopterit EC 145 të rrëzuar të mërkurën e 6 prillit në liqenin e SHkodërs.

Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se helikopteri ka qenë në një stërvitje rutinë të planifikuar më parë.

Bitri tha se helikopteri po bënte një “kalim në zonë” pasi helikopteri ka qenë i projektuar për kërkim-shpëtim.

Sipas tij helikopteri i është përmbajtur strikt planit të fluturimit.

Bitri nuk ka dhënë komente mbi shkaqet e rrëzimit.