Kolona të gjata në pikat kufitare, Qendra për Menaxhimin e Kufijve u drejtohet bashkëatdhetarëve

Kolonat e gjata nëpër pikat kufitare po vazhdojnë edhe sonte.

Lajme

01/08/2019 23:11

Në muajin korrik dhe gusht është rritur koha e pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitare të Kosovës me Serbinë – pas ardhjes së madhe të mërgimtarëve kosovarë nga vendet e ndryshme të botës.

Pritjet nëpër pikat kufitare po zgjasin me orë të tëra (deri në 3 orë), ndërsa kolonat janë deri në 2000 metra të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve (QKMK), iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të cilët janë duke ardhur e po ashtu edhe duke dal jashtë Kosovës.

Përmes një njoftimi QKMK ka njoftuar se të shfrytëzohet pika kufitare në Mutivodë për shkak të pritjeve të gjata në Merdarë.

“QKMK inkurajon të gjithë bashkatdhetarët që po vijnë në vendlindje dhe po ashtu që po kthehen, të shfrytëzojnë edhe PKK Mutivodë dhe Pikat tjera të Kalimit Kufitar, për shkak të pritjeve të gjata në PKK Merdarë”, thuhet në njoftimin e QKMK.