Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri

Një numër i madh i kosovarëve kanë planifikuar që 1 Majin, ta kalojnë në Shqipëri, por që kanë mbetur të bllokuar nga kolonat e gjata të krijuara në kufirin Kosovë –Shqipëri.

Lajme

01/05/2015 09:22

Qytetarët janë ankuar se me orë të tëra po presin për të kaluar kufirin me Shqipërinë.

Kjo situatë është komentuar edhe nga politikanë e gazetar të Kosovës, duke shtruar pyetjen se çfarë është duke ndodhur.

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një postim në Facebook, këtë situatë e ka quajtur skandal.

“Prishtina qenka shumë e qetë sot, shumica e qytetarëve qenkan nisur për Durrës por janë bllokuar në kufi pasi qe policia kufitare ja paska fut gjumë për 1 maj, SKANDAL”, ka shkruar Tahiri.

Edhe gazetari  Adriatik Kelmendi e ka quajtur marri kolonat e gjata në kufi.

“A ka ndonjë mbledhje te përbashkët te dy qeverive sa për te marre poza a jo? Kilometrike kolona e automjeteve ne kalimin Kosove – Shqipëri. Skandal. Sa marre, sa marri!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

11195318_937835592934356_1200299639_n