Koleksionit të tatuazheve në trup, Gashi ia shton edhe një

Gashi bëri edhe një tatuazh në trup.

ShowBiz

12/08/2020 10:31

Reperi Gashi aktualisht po shijon suksesin e albumit të tij të ri me titull “1984”, të cilin e kishte paralajmëruar kohë më parë,  shkruan lajmi.net.

Pjesë e këtij albumi të reperit është edhe kënga “Mama”, për të cilën ka pranuar komente pozitive nga fansat.

Pikërisht titullin e kësaj kënge, Gashi e bëri tatuazh në trupin e tij dhe njëherësh i dedikohet edhe nënës së tij.

Tatuazhin e ri, artisti e bëri në bark dhe emrin “Mama” e vuri në mes të një zemre, ndërsa për fansat e filmoi procesin në Instagram. /Lajmi.net/