Kolegjet amerikane nuk kishin parë atë lloj talenti, por çfarë ndodhi me karrierën e Woods?

Seventh Woods ishte tinejxheri më i talentuar në basketboll që kishin parë kolegjet amerikane ndër vite.

Sport

11/08/2019 11:59

Woods konsiderohej si e ardhmja e basketbollit amerikan, dhe si basketbollisti që do të kthehej në fytyrën e ligës më të fortë në botën e basketbollit, NBA.

Seventh ishte vetëm 14 vjeçar kur me videot e tij të publikuara në ‘YouTube’, tërhoqi vëmendje të madhe, shkruan lajmi.net.

YouTube player

Por, karriera e basketbollistit nuk eci ashtu siç pritej, pasi Woods jo që nuk u bë fytyra e ligës, por nuk arriti asnjëherë të prekte NBA, edhe pse është akoma 21 vjeç dhe mund të bëjë mrekullinë.

Aktualisht, ai paraqitet me South Carolina Gamecoks, në konferencën juglindore, ku kishte kaluar nga North Carolina Tar Heels.

Lojtari i cili nuk konkretizoi potencialin e tij të madh, aktivizohet në pozitën e organizatorit. /Lajmi.net/