Koktej molotovi në drejtim të policisë

Gjendja në sheshet e Prishtinës vazhdon të jetë kaotike, ndërkohë që në drejtim të policisë demonstruesit kanë hedhur edhe koktej molotovi në Sheshin Nënë Tereza, përveç gurëve dhe gjësendeve të tjera që po gjuajnë në përpjekje për tu kthyer tek Sheshi Skënderbeu.    

Lajme

27/01/2015 15:15

Në mesin e demonstruesve vazhdon të ketë deputetë dhe zyrtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që deri më tani mbi 20 persona, demonstrues e policë, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë ndihmën e shpejtë si pasojë e plagëve të marra nga gjësendet e forta dhe gazi lotsjellës.