“Kokëdhimbje” për Xavin, këto janë mungesat e mëdha kundër Real Madridit
Një tjetër “El Classico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet sonte. Dy rivalët e përbetuar të futbollit spanjoll dhe botëror do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, shkruan lajmi.net. Katalunasit janë nikoqir të Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00. Trajneri i “Blaugrana”, Xavi…
Sport
Një tjetër “El Classico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet sonte.
Dy rivalët e përbetuar të futbollit spanjoll dhe botëror do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, shkruan lajmi.net.
Katalunasit janë nikoqir të Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00.
Trajneri i “Blaugrana”, Xavi Herndandez do të përballet me mungesa të mëdha takimin e sotëm.
Ousmane Dembele, Pedri dhe Andreas Christensen do të mungojnë në këtë takim të dytë, duke mos u përfshirë fare në listën e futbollistëve të ftuar për shkak të lëndimeve.
Mungesë e madhe do të jetë edhe ajo e Frenkie De Jong, i cili raportohet se nuk është rikuperuar me kohë.
? Xavi’s 22-player squad list for today’s #ElClásico! pic.twitter.com/D8eLZJkrDO
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 5, 2023
Megjithatë, ekipi që drejtohet nga trajneri Xavi Hernandez ka avantazhin nga ndeshja e parë të cilën e fituan 0:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu” në kryeqendrën spanjolle, në Madrid.
Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të luan në finale të Kupës së Mbretit me Osasunën që mbrëmë e eliminoi Athletic Bilbaon./Lajmi.net/