Koke, ‘goditja’ e fundit e Barcelonës
Në mënyrë që të tejkalojë sa më lehtë dënimin e FIFA-s, Barcelona planifikon të realizojë edhe një përforcim të madh gjatë kësaj vere. Gjiganti katalan kërkon yllin e Atletico Madridit, Koke.
Sport
Pas dënimit të FIFA-s që i pamundësoi realizimin e përforcimeve në dy afatet e ardhshme kalimtare, Barcelona synon të bëjë diçka në ditët e mbetura të këtij të tanishmit të verës, në mënyrë që të tejkalojë periudhën kur nuk do të ketë të drejtë të angazhojë futbollistë të rinj.
Dhe, sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Barcelona ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Koke.
Reprezentuesi spanjoll ishte objektiv i Barcelonës më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës mirëpo suspendimi nga ana e FIFA-s ka detyruar trajnerin Luis Enrique që të tentojë transferimin e tij për të përforcuar edhe më tepër ekipin për sfidat e rëndësishme që i presin.