Kokaj i drejtohet me “çika jeme, motra jeme” Eliza Hoxhës: Mu s’mundet me më hyp kërkush
Debat i ashpër është zhvilluar sot në Komisionin për Arsim mes pozitës dhe opozitës. Madje, në një moment, ku debat eskaloi edhe mes deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, dhe atij të VV-së, Jahja Kokaj, shkruan lajmi.net. Ky i fundit u nervozua me një deklaratë të Hoxhës, e më pas vazhdoi deklaratën e tij me fjalët…
Lajme
Debat i ashpër është zhvilluar sot në Komisionin për Arsim mes pozitës dhe opozitës.
Madje, në një moment, ku debat eskaloi edhe mes deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, dhe atij të VV-së, Jahja Kokaj, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit u nervozua me një deklaratë të Hoxhës, e më pas vazhdoi deklaratën e tij me fjalët “mu s’mundet me më hyp kërkush si kaçubet”.
“Zonja Eliza ti e din sa të çmoj. Ju jeni e butë dhe jeni humane shumë. Nuk është ajo kryeministri..ai tjetri…Unë jam Jahja Kokaj, s’ki nevojë me më lidh me atë tjetrin e atë tjetrin. Unë s’jam zëdhënës i kërkujna hiç. Um ka thanë njani që të ka hyp ashtu si kaçubet, i kom thanë “jo mu s’mundet me më hyp kërkush si kaçubet”. Unë jam Jahja Kokaj, anëtar i Parlamentit dhe si i tillë përfaqësoj ata që më kanë zgjedhë mua. Prandaj, ma motër, çika ime, motra ime, qysh dush me të thanë”, tha Kokaj.
E kjo shkaktoi reagimin e Hoxhës.
“S’jam as motra as çika juaj…”, tha Hoxha.
“Unë fola për lidhjen nervore, prej moshës 1 deri në 6 vjeçare është shkencë që duhesh ta mësosht ti”, tha pastaj Kokaj. /Lajmi.net/