KOK-u nis Forumin për Sportin, Dumoshi thotë se prioritet mbetet modernizimi i sportit

Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka mbajtur konferencë “Forumi për Sportin”, ku janë diskutuar temat si Sporti dhe pandemia, dhe Strategjia Kombëtare për Sporti, Qeverisje e Mirë dhe Barazi Gjinori.

Sport

23/09/2020 11:27

residenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë se qëllimi i javës së sportit është që sa më shumë njerëz të merren me sport.

Në këtë forum, ai ka thënë se janë tema me interes sepse do të diskutohet për sportin rreth pandemisë, por edhe për Qeverisje e Mirë dhe Barazi Gjinore.

Ndërsa Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë kjo është ditë e veçantë sepse sporti ndihmon qytetarët që të kenë jetë me aktive dhe shëndetshëm.

Dumoshi ka thënë se prioritet i kësaj ministrie edhe këtë vit është modernizim i sportit.

Dumoshi ka thënë se janë ndarë 19 milionë euro për investime në përmbushjen e objektivave për sportin.

Dumoshi ka deklaruar se të gjitha vendimet që kanë shkuar në Qeveri, kanë qenë ato që janë marrë nga federatat sportive në Kosovë.

Ajo ka thënë se në këtë forum duhet të trajtohen si temë edhe veteranët e sportit.

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kjo ministri ka bashkëpunuar me të gjitha federatat.

Ai ka thënë se ky bashkëpunim i ka ndihmuar në lehtësimin e masave ndaj pandemisë Covid-19.

Zemaj ka thënë se këto ditë është ulur numri i të vdekurve dhe se të gjithë bashkërisht duhet të kenë kujdes.

Zemaj gjithashtu ka thënë se ditëve në vijim do të shkohet me masa lehtësuese edhe për sportin.

Zemaj, për hapjen e disa pishinave dhe fitneseve ka thënë se këto janë hapur nën mbikëqyrjen strikte që po iu bëhet, por edhe për shkak të disa sportistëve elitarë.

Forumi do të vazhdojë deri më datën 30 shtator të këtij viti. /Lajmi.net/