KOK shënon 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të shënojë 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, aktivitet ky tradicional i KOK-ut.

Sport

03/06/2020 15:32

Me këtë rast, KOK do të mbjellë Pemën Olimpike 2020, e cila këtë herë do të mbillet në kopshtin përballë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Krahas kësaj, pjesëmarrëse në këtë ditë do të jenë edhe komunat e Kosovës, të cilat do të mbjellin nga një pemë Olimpike në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Një vitë më parë, pema kishin mbjellur klubet sportive. /Lajmi.net/