KOK ndau shpërblimet për sportistët që morën pjesë në Lojërat Olimpike

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërblyer të gjithë sportistët që morën pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Sport

09/12/2021 12:18

Ndarja e çmimeve u bë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi, si dhe nga përfaqësues të federatave të ndryshme.

Për shkak të angazhimeve jashtë vendit në këtë ceremoni nuk morën pjesë Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi.

Medalistet olimpike Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u shpërblyen me nga 10.000 euro, trajneri Driton Kuka me 5.000 euro.

Këta janë sportistët që morën shpërblime në këtë ceremoni: Eda Zeqiri, sportistja më e re në Lojërat Olimpike në sportin e notit, Olti Koldirolli not, Drilon Ibrahimi, shenjtari, Donjeta Sadikaj boks, Musa Hajdari atletikë, Egzon Shala mundje, Akil Gjakova mundje, Loriana Kuka xhudo, Majlinda Kelmendi xhudo, Distria Krasniqi xhudo 10.000 euro, Driton Kuka trajner i xhudos 5000 euro, Nora Gjakova, xhudo 10.000 euro.

Gjithashtu, KOK-u sot nënshkroi kontrata me 22 bursistë olimpik për mbështetjen e tyre deri në Lojërat Olimpike “Paris 2024”