KOK: Leoni ishte shembull për shpirtin e tij luftarak

Lajmi për vdekjen e talentit të futbollit kosovar Leon Syla në moshën 15 vjeçare ka lënë të shokuar opinionin sportdashës. Ish-futbollisti i “2 Korrikut” u nda nga jeta të mërkurën pas një sëmundje të rëndë. Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Komitetit Olimpik i Kosovës duke e konsideruar si humbje që preku gjithë komunitetin…

Sport

30/03/2023 10:18

Lajmi për vdekjen e talentit të futbollit kosovar Leon Syla në moshën 15 vjeçare ka lënë të shokuar opinionin sportdashës.

Ish-futbollisti i “2 Korrikut” u nda nga jeta të mërkurën pas një sëmundje të rëndë.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Komitetit Olimpik i Kosovës duke e konsideruar si humbje që preku gjithë komunitetin e sportit dhe jo vetëm.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, 15-vjeçar, Leon Syla. Leoni ishte futbollist i klubit të 2 Korrikut, ndërsa ishte pjesëmarrës edhe në aktivitetet e KOK-ut të organizuara në shënimin e Ditës Olimpike. Ikja e tij e hershme shkaku i sëmundjes që e përcolli për disa vite, preku gjithë komunitetin e sportit dhe jo vetëm. Leoni ishte shembull për shpirtin e tij luftarak dhe disiplinën e shfaqur në klub dhe aktivitetet sportive. Në emër të KOK-ut dhe lëvizjes olimpike në vend, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, shokëve, klubit 2 Korriku, FFK-së, dhe gjithë afërmve të tij.”, thuhet në telegram ngushëllimin dërguar familjes Syla nga KOK-u./Lajmi.net/