Koha kur Man City e refuzonte Guardiolan

Pep Guardiola do ta drejtojë Manchester Cityn që nga sezoni i ardhshëm, mirëpo skuadra angleze e kishte refuzuar atë si lojtar.

Sport

02/02/2016 23:21

Ish trajneri i Man Cityt , Stuart Pearce, ka zbuluar se ata kishin refuzuar të nënshkruanin me Guardiolan në vitin 2005 , gjatë kohës sa ai ishte futbollist aktiv.

Spanjolli atëbotë 34 vjeçar, kishte stërvitur me skuadrën angleze për disa ditë, mirëpo në fund nuk e kishte bindur trajnerin që ta transferonte, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

“Guardiola  u stërvit me ne për disa ditë, kishte luajtur në Oriente Medio dhe ishte në kërkim të një kontrate të re”, ka treguar Pearce.