Koha kalon, por Balotelli nuk ndryshon, shikojeni çfarë ka bërë tani

Mario Balotelli ka bërë një tjetër çmenduri.

Sport

03/03/2019 21:59

Marseille e mposhtir St Etiennen në javën e 27-të të Ligue 1 me rezultat, 2:0.

Mario Balotelli e shënoi golin e parë në minutën e 12’-të ndërsa epërsia u dyfishua nga Florian Thauvin (21’), raporton lajmi.net.

Por, sulmuesi italian bëri një veprim të çmendur, pas shënimit të golit.

Balotelli mori telefonin në duart e tij, afër një djaloshi që po qëndronte pranë golës, duke hyr live në Instagram.

Super Mario e postoi videon e festës së golit, e që u bë virale në rrjetet sociale. /Lajmi.net/