Koeman përgatitet për revolucionin, nëntë lojtarë në shitje

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ia ka bërë të qartë klubit emrat e lojtarëve që nuk do t’i ketë në projekt për vitin 2022.

Sport

08/04/2021 18:20

Barcelona pritet që në këtë afat veror të bëjë disa përforcime në skuadër, derisa disa lojtarë të ekipit të parë do largohen, transmeton lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, plotë nëntë lojtarë janë në shitje për këtë afat veror.

Philippe Coutinho, Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Miralem Pjanic, Sergi Roberto, Junior Firpo, Carles Alena dhe Matheus Fernandes.

Gazeta spanjolle gjithashtu ka konfirmuar se në këtë listë mund të jetë edhe Ousmane Dembele, nëse ky i fundit nuk pranon të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022.

Me shitjen e tyre, Barcelona do i këtë financat e duhura që të realizojë disa transferime siç janë Eric Garcia, Sergio Aguero dhe Memphis Depay./Lajmi.net/