Koeman pas “El Clasicos”: Më mirë të ndalet përdorimi i VAR-it në Spanjë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman u shpreh tejet i zhgënjyer me vendimin e gjyqtarit për mos akordimin e penaltisë në rastin e Braithwaite.

Sport

11/04/2021 09:10

Barcelona humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, por në minutat e fundit, përkatësisht në min (82′), Braithwaite u rrëzua në zonë pas një kontakti me Mendyn, shkruan lajmi.net.

Gjyqtari vendosi që nuk kishte aq kontakt sa të dhurohej një penalti, por holandezi mendon tërësisht ndryshe.

Koeman tha se nuk e kupton vendimin e gjyqtarit dhe asistentit.

“Nuk e kuptoj se si nuk është faull rasti i Braithwaite”, tha ai.

“Unë nuk e di sesi një gjyqtar, një asistent dhe VAR-i nuk i ndihmojnë gjyqtarit në këto raste nëse nuk e ka parë qartë situtën”, tha Koeman.

“Më mire që të heqim VAR-in nga Spanja”, përfundoi Ronald Koeman./Lajmi.net/