Koeman: Nuk pendohem pse erdha te Barcelona, Messi ka mbuluar gjithçka

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka dhënë një intervistë të veçantë për "Voetball International", ku foli për të ardhmen.

Sport

22/09/2021 11:06

Tekniku holandez nuk është duke kaluar kohë të mirë te Barcelona dhe ka raportime që mund të shkarkohet së shpejti, transmeton lajmi.net.

Koeman tha se nuk është penduar që ka marrë drejtimin e Barcelonës, derisa beson që Messi në të kaluarën ka mbuluar gjithçka te blaugranasit.

“Nuk pendohem për nënshkrimin me Barcelonën dhe largimin nga Kombëtarja e Holandës. Në situata si këto duhet të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe ekipi im”.

“Messi ka mbuluar të gjitha në të kaluarën”, ishin fjalët e Koeman.

Ndërkohë, Koeman para disa javëve tha se falë tij Barcelona ka një të ardhme./Lajmi.net/