Koeman: Kemi formë më të mirë, por Gjermania ka disa lojtarë të mirë

Selektori i Holandës, Ronald Koeman, ka bërë thirrje tek lojtarët e tij që të mos nënvlerësojnë kombëtaren e Gjermanisë.

Sport

23/03/2019 21:00

Holanda pati një punë shumë të lehtë në përballjen me ‘panzerët’ në ndeshjen e Ligës së Kombeve, por kjo nuk duhet të ndikoj për keq sipas Koeman.

Gjermania tregoi se nuk po gëzon formë të mirë edhe në përballjen me Serbinë, por trajneri holandez dëshiron vëmendje maksimale.

“Kur nuk pëson humbje për një kohë të gjatë, vije një kohë që ti humb, edhe pse do të donim që të qëndronim në rrugën e fitores” ka thënë Koeman në konferencën për shtyp.

“Nëse krahasojmë dy skuadrat, duket se jemi më të mirë. Kemi më shumë besim. Por, duhet të jemi në më të mirën tonë, sepse edhe Gjermania ka shumë lojtarë të mirë” ka thënë tutje trajneri holandez.

Ndeshja mes Holandës dhe Gjermanisë luhet nesër (e diele) me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/