Koeman e kupton zhgënjimin e Messit për largimin e Suarez

Ronald Koeman ka folur për herë të parë për zhgënjimin e Lionel Messit, për largimin e Luis Suarez nga Barcelona.

Sport

26/09/2020 19:19

Sulmuesi uruguaian është larguar nga ‘Camp Nou’, për t’iu bashkuar Atletico Madrid.

Lionel Messi, i ka dhënë lamtumirën Suarezit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku nuk ka lënë pa kritikuar edhe Barcelonën.

“Është normale që ai është i trishtuar pasi shoku i tij është larguar nga klubi, ata kaluan shumë vite krah për krah”, ka deklaruar Koeman, përcjell lajmi.net.

“Por gjëja më e rëndësishme është se ai po stërvitet dhe po luan”, ka shtuar Koeman, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Villarreal.

“Ai ka qenë një shembull për të gjithë. Ai është i mërzitur, por ai ka treguar shumë entuziazëm që kur është kthyer dhe do ta tregojë atë në fushë”./Lajmi.net/