Koeman: Atletico Madridi meritoi ta fitojë La Ligan

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka uruar Atletico Madridin për fitimin e titullit të La Ligas.

Sport

22/05/2021 22:47

Barcelona doli nga gara për titull në dy ndeshjet e fundit ku u mposht nga Celta Vigo dhe barazoi me Atletico Madridin dhe Levanten, shkruan lajmi.net.

Pas fitores ndaj Eibar, Koeman deklaroi se Atletico Madridi në fakt meritoi të fitojë titullin në La Liga.

“Atletico Madrid meritoi të fitojë titullin e La Ligas”, tha ai.

“Ata kanë qenë liderë të ligës për një kohë të gjatë, gjithashtu kanë një skuadër mirë të komponuar”, shtoi ai.

“Ata ishin pak më të mirë se Real Madridi dhe Barcelona. Ne kemi bërë ndryshime në klub dhe se suksesi nuk arrihet në për një sezon”, tha Koeman.

“Për shkak të këtyre ndryshimeve, ne meritojmë të kemi kohë më shumë”, përfundoi Ronald Koeman./Lajmi.net/