Koci: Thaçin, Veselin dhe Haradinajn, nuk do t’i prekë Specialja

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, nuk do të hetohen nga Gjykata Speciale. Të paktën kështu beson avokati kosovarë, Arianit Koci.

Lajme

20/01/2016 14:29

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të bëhet një marrëveshje dhe të zgjerohet pista e hetimeve edhe për krimet e kryera pas 31 dhjetorit të vitit 2000.

“Çdo marrëveshje mund të ndryshohet dhe plotësohet. Edhe krimet e pasluftës janë barrë e madhe për shoqërinë tonë. Në mënyrë eksplicite nuk amnistohet presidenti nga ndjekja e Speciales. Por, nëse me pyetni privatisht se a do të akuzohet Thaçi, jam i bindur se ai nuk do të akuzohet nga kjo prokurori dhe nga kjo gjykatë”, ka shtuar Koci, për TV Dukagjinin