Kocijançiq: Nga procesi i zgjërimit përfiton e gjithë Evropa

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq deklaroi sot se vlerësimi i Komisionit Evropian për punën e madhe të vitit 2018 në drejtim të ndryshimeve pozitive në Ballkanin Perëndimor.

Lajme

13/06/2019 19:55

Ajo me rastin e kritikave të disa vendeve anëtare të vlerësimit të Komisionit se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim, tha se procesi i zgjerimit me ajo merr shumë hapa dhe sjell përfitime për Evropën, shkruan lajmi.net.

“Zgjerimi është një proces që kërkon përmbushjen e kritereve të sakta politike dhe ekonomike me harmonizimin me legjislacionin e BE. Ka shumë hapa në këtë rrugë. Askush nuk mund të thotë se të gjitha kriteret janë përmbushur, por ato që nevojiten për hapat e ardhshëm janë përmbushur dhe kjo nuk është fundi i punës”, u shpreh Kocijançiq.

Ajo kujtoi faktin se politika e zgjerimit të BE-së është një “investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik në të gjithë Evropën”. /Lajmi.net/