Koci: Prokuroria nën presionin e publikut po ngritë aktakuza pa i grumbulluar provat

Avokati kosovar, Arianit Koci përmes një shkrim në Facebook e ka krahasuar punën e hetuesve japonez me atë të prokurorëve kosovarë.

Lajme

26/01/2020 11:53

Koci po thotë se prokuroria kosovare në presionin e publikut apo edhe me ndonjë agjendë po ngrehin aktakuza pa i hetuar mirë dhe pa i grumbulluar provat fajësuese.

Postimi i plotë i Kocit:

Sistemi i drejtësisë japoneze i jep shumë rëndësi fazës së hetimit, dhe për dy në tri raste, hedhet kallëzimi penal.

Rastet hetohen mirë dhe provohen përtej dyshimit të bazuar që në fazën e hetimit.

Prokurorët japonez trajnohen që t’i marrin edhe provat fajësuese dhe provat shfajësuese për të dyshuarit.

Madje, me ngulm insistojnë të gjejnë prova shfajësuese.

Natyrisht, japonezët janë të vetëdijshëm që hetimi dhe aktakuza janë barrë e madhe për të dyshuarin. Posaçërisht kur është i pafajshëm.

Në anën tjetër, aktakuzat e prokurorisë japoneze, në 99% të rasteve përfundojnë me aktgjykim dënues.

Rrjedhimisht, vetëm rreth 37% të rasteve penale të iniciuara, përfundojnë me aktgjykim dënues.

Pra, duhet ta kemi parasysh që jo çdo rast penal, duhet patjetër të përfundoj me dënim.

Te ne, prokuroria, shpesh në presionin e publikut, por edhe nga padituria ose edhe ndonjë agjendë eventuale, ngrisin aktakuza, pa i hetuar mirë rastet mirë dhe pa i grumbulluar provat fajësuese.

Kjo është arsyeja që shumë aktakuza nuk kanë sukses.

Tregim tjetër janë rastet kur eventualisht fare nuk hetohen apo edhe kur hetohen, nuk ngritën aktakuzat. /Lajmi.net/