Koci: Prokurorët e EULEX-it nuk e dinë identitetin e personit kinse të vrarë

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ka thënë se prokurorët e EULEX’it mund të krijojnë efektin e perceptimit të gabueshëm në opinionin publik lidhur me identitetin e personit që kinse e ka vrarë Sami Lushtaku, i cili u dënua të mërkurën nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Lajme

29/05/2015 19:11

Koci ka vazhduar të shpreh shqetësimin e tij në lidhje me aktgjykimin e grupit Drenica, që e shpalli fajtor për vrasje edhe Sami Lushtakun.

“Me sqarime konfuze dhe te paartikuluara, Prokuroret e Eulex’it mund te krijojnë përshtypje të gabuar në opinion publik, se kinse dihet identiteti i personit të vrarë. “, tha avokati i Lushtakut për Gazetën Express.

Koci duke folur për deklaratat e prokurorëve të EULEX’it,të cilët thanë se dihet se kush është personi që e ka vrarë Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës në Kosovë, tha se ajo çka deri me tash dihet dhe u vërtetua nga shkalla e parë e gjyqësorit është se bëhet fjalë për një person rreth moshës 40 vjeçare i cili gjoja u vra në një zonë të pa përcaktuar në mes fshatrave Galicë dhe Dubovc të Skenderajt.

“Krejt çka dine Prokuroret e Eulex’it, dhe e ka vërtetuar Gjykata e Shkalles se parë, është se Sami Lushtaku kinse ka vrare një person të paidentifikuar, që flet shqip, i moshës rreth 40 vjeçare. Sipas aktgjykimit të shkalles se parë, viktima kinse është vrare në një vend të pacaktuar në mes të fshatrave Galice dhe Dubovc, në një kohë të pa pacaktuar në shtator të vitit 1998. Theksoj, nuk kemi të bëjmë me një person të përveçëm.”, deklaroi për Gazetën Express avokati Arianit Koci.

Ndryshe, Prokuroret e EULEX’it për rastin Drencia, po ashtu, deklaruan se procesi gjyqësorë ndaj këtij grupi ishte shembull model.