Koci: Dyshoj që opozita do të ketë sukses në Kushtetuese

Avokati Arianit Koci vlerëson se deputetët kanë të drejtë të kërkojnë vlerësim për cdo ndryshim që bëhet në Kushtetuese, në këtë rast edhe për Gjykatën Speciale.

Lajme

11/08/2015 10:59

Koci ka sqaruar për Indeksonline se opozita ka të drejtë t’i sfidojë ndryshimet Kushtetuese, mirëpo kjo sipas avokatit, mund të jetë e pasuksesshme.

“Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese ia lejon deputeteve qe ta kërkojnë vlerësimin e Kushtetutshmërisë për çdo ndryshim në Kushtetutë apo çfarëdo ligji. Prandaj, opozita ka te drejte ti sfidoj këto ndryshime. Por, personalisht dyshoj qe do te ketë sukses kjo iniciative e tyre”, ka thënë Koci për Indeksonline.

Ai më tej ka sqaruar idhur me pjesën materiale – substanciale, duke shtuar se amendamentet në fjalë nuk i pakësojnë të drejtat e njeriut. Koci po ashtu është shprehur se Kushtetuta ka zbarstësira dhe nuk e parasheh se si duhet të veprohet në rastin e ndryshimit të amendamenteve.

“Gjykata Kushtetuese tani më ka dhënë mendimi se amendamentet në fjalë nuk i pakësojnë të drejtat e njeriut. Sa i përket aspektit procedural, Kushtetuta e Kosovës ka zbrazëtire dhe nuk e parasheh se si duhet te veprohet ne rastin e riprocedimit të amendamenteve Kushtetuese për të cilat Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendim se te njëjtat janë në përputhje të plotë me Kushtetutën”, ka thënë Koci.

Ndryshe për pak pritet që opozita t’i drejtohet Kushtetutës për ndryshimin e amendamenteve që kanë ndodhur në Kuvend, duke i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale