Koci: Armiku më i madh i joni, jemi vet ne

Avokati i njohur, Arianit Koci, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka hedhur dilema se si ka ndodhur që Kosova, populli që ka përjetuar më së shumti krimeve nga regjimi i Millosheviqit në sytë e perëndimit ta humbas kredibilitetin dhe epitetin e popullit të drejtë.

Lajme

27/06/2015 18:00

“Kemi ardhur në situatë ku të gjitha krimet dhe masakrat që janë bërë ndaj nesh, po relativizohen dhe po barazohen me krimet tona eventuale ndaj tjerëve”, ka thënë ai.

Koci në një postim në rrjetin social Facebook, ka pyetur se ku është fajtori për gjendjen e krijuar në Kosovë.

“A është problemi tek klasa politike, apo tek vet ne të cilën nuk e kemi denoncuar apo luftuar të keqen”, ka pyetur ai.