Kobra me dy koka që as nuk han e as nuk pi, por vazhdon të jetojë (Foto)

Dy javë më parë në Kinë lindi një kobër me dy koka dhe pavarësisht faktit që reptili as nuk mund të hajë dhe as të pijë vazhdon të jetë i gjallë.

Fun

10/08/2015 18:08

Huang Pan, i cili merret me çiftimin e gjarpërinjve thotë se e gjeti kobrën derisa po pastronte kafazet e gjarpërinjve. Ndonëse gjallesa e rrallë i intereson atij ta mbajë për vete, Pan tha se gjarprin vdekjeprurës do ta dorëzojë në kopshtin zoologjik.

Aty ai shpreson se gjarpri do të marrë ndihmën e duhur dhe të mbijetojë.

Policefalia, gjende e të pasurit dy koka është raportuar disa herë sidomos në popullatën e zvarranikëve, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka mbijetuar kaq gjatë./arbresh.info