Kobe Bryant ka një mesazh për ngecjet e LeBron dhe Lakers

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, ka dhënë një mesazh pas ngecjeve të ish skuadrës së tij.

Sport

21/03/2019 11:31

Lakers me shumë gjasa do të humbin fazën e ‘play off’. Kjo do të jetë hera e parë për LeBron James që nuk luan në këtë fazë pas 13 viteve.

Gjithandej në qytetin e Hollyëood kjo gjë po konsiderohet si dështim, por Kobe Bryant ka një mesazh motivues për skuadrën.

“Sezonet si këto janë ato çfarë e bëjnë një titull kampioni edhe më të vlefshëm” ka thënë Bryant, transmeton lajmi.net.

Lakers do të tentojnë që vitin tjetër të përforcojnë skuadrën dhe t’i japin mbështetje ‘mbretit James’ duke shtuar në skuadër emra si Anthony Davis apo Klay Thompson. /Lajmi.net/