Kobe Bryant ka një mesazh për LeBron, pasi ky i fundit e tejkaloi në listën e realizatorëve

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, ka dërguar një mesazh për yllin aktual të skuadrës, LeBron James.

Sport

26/01/2020 09:46

James ka arritur që mbrëmë ta lë prapa Koben në listën e realizatorëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke u ngjitur kështu në pozitën e tretë në ranglistë.

Pas kësaj ngjarje historike, Kobe ka nisur menjëherë një mesazh për ‘Mbretin James’.

“Po vazhdon ta qojë lojën përpara (LeBron James). Shumë respekt, vëllai im” ka shkruar Kobe në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

LeBron tashmë ka para vetes vetëm Karl Malone dhe Abdul Jabbar. /Lajmi.net/