Koalicioni ushtarak saudit vret 25 civilë të pafajshëm në Jemen

25 civilë kanë mbetur të vrarë nga një sulm i kryer nga aleanca ushtarake e prirë nga Arabia Saudite në fshatin veriperëndimor të Jemenit, Bani Zela, kanë thënë mjekët dhe banorët për Reuters.

Bota

27/09/2015 18:55

Dëshmitarët kanë thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. “Njerëzit iknin dhe helikopterët i ndiqnin. Kryen një masakër pa ndonjë arsye”, banori Khaled ka rrëfyer për Rueters.

Koalicioni i prirë nga Sauditët po kryen sulme ajrore kundër caqeve të mbajtura nga huthit dhe forcave të tjera anti-qeveritare që nga muaji mars.

OKB-ja kritikuar ekspeditën ushtarake të Arabisë Saudite, duke u shprehur e brengosur për viktimat civile, numri i të cilëve ka shkuar nën 4,900 që nga fundi i marsit. /Indeksonline