Koalicioni mes VV-së e LDK-së nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme

Ka përfunduar takimi mes grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së për arritjen e koalicionit.

Lajme

29/11/2019 15:13

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, para mediave ka bërë të ditur se të gjitha çështjet rreth programit janë finalizuar, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, ajo ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes dy partive.

“Ne jemi mandatu si grup punues për të finalizu çështjet mandatore. Sot pas një takimi që kishim, mund të them se të gjitha çështjet janë finalizuar. Sa i përket programit qeverisës, ne kemi arritur pajtueshmëri të plotë. Drafti shumë shpejt do të bëhet publik dhe qytetarët do të informohen për këtë. Çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e përgjegjësive do të ketë takim para të hënës. Mendoj që marrëveshja do të kryhet deri në fillim të javës tjetër”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se presidenti Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën për thirrjen e seancës konstituive.

“Presidenti e ka obligim kushtetues ta thërret seancën konstituive ta thëras brenda 30 ditëve. Nëse nuk e thërret, Kuvendi mblidhet vetë”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/