Koalicioni i parë PDK-AAK
Marrëveshja është lidhur në prani të Nënkryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, i cili ka ka thënë se kjo marrëveshje e bën Ramadan Mujën fitues të zgjedhjeve në balotazh.

Lajme
PDK dhe AAK kanë bërë marrëveshjen e parë për zgjedhjet lokale.
Dega e PDK’së në Prizren dhe ajo e koalicionit AAK-LDD kanë lidhur koalicion për përkrahjen e Ramadan Mujës në balotazhin e 1 dhjetorit.
Marrëveshja është lidhur në prani të Nënkryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, i cili ka ka thënë se kjo marrëveshje e bën Ramadan Mujën fitues të zgjedhjeve në balotazh.
“Ky është një koalicion parimor për bashkëqeverisje në mandatin katërvjeçar. Ekziston një unanimitet i plotë i kryesive të dy degëve që me anë të këtij koalicioni t’i bashkojnë forcat për fitoren e ardhshme në balotazh në Prizren”, ka thënë Samir Hoxha, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun në Degën e PDK’së në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit.
Raportohet gjithashtu se, në bazë të marrëveshjes, koalicionit AAK-LDD do t’i takojnë katër drejtori dhe Nënkryetari i Komunës së Prizrenit.
Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar nga Kryetari i Degës së PDK’së në Prizren, Minir Krasniqi, dhe Kryetari i Degës së AAK’së, Fatmir Kastrati, ku ishte prezent edhe Lulzim Kabashi, kandidat i koalicionit AAK-LDD për Kryetar të Prizrenit.
Në zgjedhjet lokale PDK në Prizren është radhitur e para, gjithashtu edhe në asamblenë komunale ka siguruar numrin më të madh të ulëseve.
Ky është koalicioni i parë i lidhur në Prizren, pas përfundimit të ruandit të parë të zgjedhjeve.