Koalicioni është stabil

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar institucionet e rendit si edhe organet drejtuese të Kuvendit dhe deputetët e partive në pushtet, për sjelljen e tyre gjatë seancës së fundit.

Lajme

24/10/2015 15:57

“Dua ta vlerësoj sjelljen e kulturuar të deputetëve të pozitës, sepse e kanë pasur vështirë të punojnë në një ambient të tillë të rrezikshëm edhe për jetën e tyre”, ka thënë Mustafa.

Ai ka përgëzuar edhe punën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili, sipas Mustafës, e gjeti mënyrën që në harmoni me rregulloren dhe ligjin të vazhdojë puna e Kuvendit, transmeton Rel.

“Me këtë është dëshmuar se Kuvendi mund të funksionoj, koalicioni është stabil, kurse ne si Qeveri do të vazhdojmë bashkëpunimin”, ka theksuar Mustafa.

Kryeministri Mustafa i ka bërë thirrje edhe opozitës që të kthehet dhe të vazhdoj punën duke respektuar ligjet dhe rregulloren e punës së Kuvendit.