Koalicioni AAK-Nisma e nisin fushatën zgjedhore tek memoriali Adem Jashari në Prekaz
Koalicioni AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal dhe udhëheqësit e saj kanë mbajtur sot një konferencë për media. Kandidati për kryeministër nga ky koalicion njëherësh edhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot para mediave se gjatë kësaj periudhe ata kanë takuar qytetarë të shumtë të të gjitha shtresave shoqërore…
Lajme
Koalicioni AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal dhe udhëheqësit e saj kanë mbajtur sot një konferencë për media.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion njëherësh edhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot para mediave se gjatë kësaj periudhe ata kanë takuar qytetarë të shumtë të të gjitha shtresave shoqërore të cilët kanë treguar mbështetjen e tyre.
Haradinaj edhe njëherë ka premtuar se do ta bëjnë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO, shkruan lajmi.net.
Ai ka treguar edhe për fillimin e fushatës më 11 janar.
“Ne me datën 11 janar nuk mbajmë një aktivitet të zakonshëm zgjedhor, por lista jonë e koalicionit për Kosovën fituese me 11 janar në ora 11:00 e bëjmë veprimin e parë solemn nderimin në memorialin e familjes Jashari në Prekaz. Me 12 janar në ora 13:30 e fillojmë fushatën zgjedhore me një tubim ku paraqesim kandidatët dhe programin tonë”, ka thënë Haradinaj para mediave.