KNO emëron një hetues të ri për dopingun në Rusi

Ish-presidenti i Zvicrës, Samuel Schmid, është emëruar shefi i ri për hetime i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (KNO) lidhur me dopingun në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë në vitin 2014, pasi një gjyqtar francez ka paraqitur dorëheqje, ka njoftuar KNO.

Bota

07/12/2016 11:08

Zoti Schmid, 69 vjeçar, ishte president i Konfederatës zvicerane dhe ish-shef i Këshillit federal për ushtrinë, popullatën dhe sportin.

Shefi i mëparshëm i hetimeve, francezi Guy Canivet, ishte tërhequr “për shkaqe personale”, ka thënë mbrëmë një zëdhënës i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, por ai do të vazhdoj të ndihmoj me këshillime.