KMLDNJ kundër protestave të dhunshme

KMLDNJ u bën thirrje studentëve që të zhvillojnë protesta paqësore dhe në këtë mënyrë të këmbëngulin për kërkesat e tyre. Ndryshe, nëse protestat janë të dhunshme, KMLDNJ nuk do t’i përkrahë ato.

Lajme

07/02/2014 18:25

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë ka reaguar sot ndaj protestave të zhvilluara para Rektoratit të UP’së.

Në një komunikatë për media, KMLDNJ u ka bërë thirrje studentëve protestues që të zhvillojnë protesta paqësore, sepse ndryshe nuk do të kenë përkrahjen e KMLDNJ’së.

“KMLDNJ përkrah protestat deri në ato çaste kur ato janë paqësore, ndërkaq nuk i përkrah ato kur janë të dhunshme”.

“Prandaj kërkojmë nga protestuesit që të këmbëngulin në kërkesat e tyre për të vendosur rregull në Universitetin e Prishtinës me protesta paqësore”.