KMLDNj: Kosova mbetet kampion i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka cilësuar si të qetë fushatën dhe e ka vlerësuar kulturën e pranimit të rezultateve.

Lajme

18/10/2021 15:17

“Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve ishin shprehje e vullnetit të votuesve dhe , me këto rezultate përfundoi vetëm gjysma e këtij procesi zgjedhorë për kryetarë të komunave sikur që përfundoi i tërë procesi, në nivel vendi për asambleistët komunalë”, thuhet në komunikatën e KMLDNj-së”, thuhet në njoftimin e KMLDNj-së.

KMLDNj-ja shpreson që edhe në balotazh gjërat të shkojnë mirë dhe që Kosova të mbetet shembull i zgjedhjeve të lira.

“KMDLNj shpreson se edhe balotazhi do të shkojë pa asnjë problem dhe në këtë mënyrë Kosova do ta ruajë primatin e vendit shembullor për organizim dhe mbejtje të zgjedhjeve të lira, që nga fushata parazgjedhore e deri te dita e votimit sikur edhe koha pas certifikimit të rezultateve në bazë të të cilave edhe ndërtohen institucionet që dalin nga ato zgjedhjeve”, ka shtuar ndër të tjera kjo organizatë.

Njoftimi i plotë:

Më 17 tetor 2021 në Kosovë u organizuan zgjedhjet komunale e që ishin sipas dinamikës së paraparë, ligjore dhe kohore. KMDLNj –ë, si monitoruese e 4 zgjedhjeve pas përfundimit të luftës konstaton se fushata ka qenë e qetë dhe e menaxhuar mirë nga liderët e subjekteve garuese politike.

Gjatë fushatës nuk ishte regjistruar asnjë incident që do ta zbehte apo që do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve falë një kulture të forcuar të subjekteve politike sikur edhe votuesve të mundshëm.

Natyrisht se lëvdata të shumta shkojnë në adresë të mediave e sidomos në adresë të organizatave që e monitoruan ecurinë e fushatës sikur edhe ditën e votimit.

Është krijuar një kulturë e pranimit të rezultateve të zgjedhjeve sikur që fituesit e zgjedhjeve u uruan nga kundërkandidatët e që rrallë ndodhë , sidomos në vendet e Ballkanit.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve ishin shprehje e vullnetit të votuesve dhe , me këto rezultate përfundoi vetëm gjysma e këtij procesi zgjedhorë për kryetarë të komunave sikur që përfundoi i tërë procesi, në nivel vendi për asambleistët komunalë.

Dalja në zgjedhje , mbase për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e shkaktuar me Covid -19 .

Sidoqoftë, mbetet që pas balotazhit të 14 nëntorit 2021 të pëprfundojë kompletimi i arkitekturës së pushtetit lokal, si shprehje e fuqisë së votës.

KMDLNj shpreson se edhe balotazhi do të shkojë pa asnjë problem dhe , në këtë mënyrë Kosova do ta rusjë primetin e vendit shembullorë për organizim dhe mbejtje të zgjedhjeve të lira , që nga fushata parazgjedhore e deri te dita e votimit sikur edhe koha pas certifikimit të rezultateve në bazë të të cilave edhe ndërtohen institucionet që dalin nga ato zgjedhjeve.

Është e arritur e madhe për Kosovën , një shtet që ende po e bënë shtetndërtimin , të organizojë zgjedhje e që lirisht mund të merren si model për shtetet e rajonit dhe , në një mënyrë , në këtë drejtim po krahasohet me shtete që e kanë një demokraci shumë më të konsoliduar dhe më të qëndrueshme .

KMDLNj –ë përgëzon të gjitha subjektet politike garuese për korrektësi sikur edhe akterët tjerë që kanë monitoruar këto zgjedhje apo që kanë raportuar për një punë profesionalisht të mirë e që kanë kontribuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve .

KMDLNj shpreson se edhe raundi i dytë do të zhvillohet në përputhje me kulturën e krijuar elektorale .

KMDLNj iu uron sukses në balotazh të gjitha subjekteve garuese dhe se suksesi do të jetë i lidhur dhe ndërlidhur me punën që e bëjnë në terren me aktivistë dhe votues të mundshëm./Lajmi.net/