KMDLNj u bënë thirrje organeve të merren me rastin e billbordëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar ndaj vendosjes së billbordëve, që duket se kishin për qëllim fyerjen e gazetarit Berat Buzhala dhe deputetes Margarita Kadriu.

Lajme

03/03/2015 13:07

KMDLNj ka vlerësuar se linçimi publik është një vepër penale e cila i afrohet shumë ekzekutimit fizikt, kështu që kërkon nga organet e kometetne që sa më shpejtë ta tajntojnë këtë rast.

“Midis linçimit publik dhe ekzekutimit fizik është vetëm një vijë e hollë ndarëse, prandaj është detyrim i organeve kompetente të merrem seriozisht dhe me urgjencë me rastin e billbordëve që u botuan për gazetarin Berat Buzhala dhe deputeten Margarita Kadriu, që të parandalohet një e keqe e që pastaj të mos merremi me pasoja”.

Përmes këtij reagimi, KMDLNj kanë vlerësuar punën në gazetarinë hulumtuese, duke thënë se kjo është mundësia më e mirë për të kontribuar në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, evazionit fiskal, korrupsionit politik dhe dukurive tjera që e rrezikojnë sigurinë fizike dhe ekonomike të qytetarëve.

“Për këtë arsye gazetarët hulumtues janë të penguar në kryerjen e punës së tyre dhe në jo pak raste, përveç kërcënimeve verbale ata sulmohen fizikisht, deri në rrezikim të jetës. Se në ç’masë rrezikohet puna e gazetarëve në Kosovë është “lufta me bilborda” që kohëve të fundit po bëhet kundër z. Berat Buzhala nga gazeta Express dhe znj. Margaritë Kadriu nga gazeta Kosova Sot që është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës sikur që edhe z. Buzhala ishte deputet në legjislaturën e mëparshme. Lufta e bilbordave në disa qytete të Kosovës e prek rëndë dinjitetin e znj. Kadriu dhe z. Buzhala duke i shkelur rëndë të drejtat elementare të njeriut siç janë e drejta për punë, liria e fjalës dhe e shprehjes dhe e drejta për informim”.

“Këta ‘bilborda’ që në rastin konkret po përdoren si mjet presioni, shantazhi dhe kërcënimi duket se i kanë autorët që lehtësisht identifikohen, prandaj KMDLNj kërkon urgjentisht të hiqen sikur që kërkon të fillojnë hetimet pas së cilave do të përcaktohej përgjegjësia për ata që qëndrojnë prapa bilbordave fyes, poshtërues dhe kërcënues”, thotë në këtë njoftim.

KMDLNj kërkon të krijohen mundësi që gazetarët të punojnë papengueshëm dhe të mos rrezikohen për punën e tyre sikur që bizneset gjithashtu të punojnë lirshëm në përputhje me ligjet në fuqi.

“Parimi i mosndëshkueshmërisë duhet të përjashtohet, edhe për gazetarët si dhe për bizneset nëse janë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.