KMDLNj për “Grupin e Drenicës”, EULEX me standarde të dyfishta

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të gjyqtarit të EULEX-it, që të pandehurit në rastin “Drendica”, të dërgohen në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës. 

Lajme

20/05/2014 17:00

KMDLNj konstaton se vendimi i gjyqtarit Dariusz Sielicki për grupin Drenica është diskriminues dhe e dëmton mbrojtjen e të akuzuarve, gjykimin e drejtë dhe të paanshëm duke i vënë të pandehurit në pozitë të frikës për sigurinë dhe jetën e tyre dhe duke i shkëputur nga familjet e tyre. 

Vlerëson se ky vendim nuk arsyetohet se është vetëm masë e përkohshme për aq kohë sa zgjatë gjykimi sepse kështu nuk është vepruar në rastin Ivanoviq dhe Delibashiq. 

KMDLNj, si organizatë që monitoron Qendrat e Paraburgimit dhe Qendrat Korrektuese në Kosovë angazhohet që të gjithë personat e privuar nga liria të trajtohen në përputhje me ligjin dhe të mos ketë diskriminime në bazë të përkatësisë etnike, politike, gjendjes ekonomike dhe statusit shoqëror. 

KMDLNj thotë se të pandehurit e Grupit Drenica kanë mundur të vendosen në Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc të Besianës dhe aty edhe të mbahet gjykimi. 

“Zbatimi i standardeve të dyfishta nuk kontribuojnë në respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të personave të privuar nga liria në veçanti”, vlerëosn KMDLNj.