Kluivert nostalgjik: Do të ishte mirë të isha tek Ajax

Pasi u transferua tek Roma gjatë afatit kalimtar veror, Justin Kluivert është kthyer të flas për ditët tek Ajax.

Sport

18/03/2019 23:55

Nostalgjiku Kluivert ka folur për ‘Fox Sport’ ku ka thënë se do të pëlqente që të ishte akoma tek skuadra nga Amsterdami.

Ai ka komentuar edhe paraqitjen e ish skuadrës së tij kundër Real Madrid, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ishte e jashtëzakonshme të shihja Ajaxin të fitonte kundër Real Madrid. Ndonjëherë mendoj se do të ishte mirë të isha aty” ka thënë Kluivert, transmeton lajmi.net.

“Unë gjithmonë e përcjell Ajaxin me dashuri. Nuk jam pishman që zgjodha Romën, por ndonjëherë do të ishte mirë të isha në një skuadër që mposhtë Real Madridin” ka shtuar ai.

Ish skuadra e tij, për të cilën ai ka shumë dashuri, për kundërshtar të radhës do të ketë edhe rivalët e Kluivert në Serie A, Juventus. /Lajmi.net/