Klubi nga Kazakistani konfirmon 25 lojtarë me Covid-19

Klubi i Kaisar në Kazakistan është tronditur së fundmi, teksa pas testeve të kryera 25 lojtarë kanë rezultuar me Koronavirus.

Sport

29/06/2020 22:08

Lojtarët janë 10 nga ekipi i parë dhe të tjerët nga ekipi i dytë.

Kjo vjen vetëm 2 ditë para rifillimit të kampionatit në Kazakistan, i cili është planifikuar për ditën e mërkurë.

Kaisari ishte planifikuar të luante me Tarazin ditën e mërkurë, por për shkak të rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus ndeshja është shtyrë, pasi nuk bëhej fjalë për 1 apo 2 lojtarë, por për plot 25 lojtarë. /Lajmi.net/