Klubi i Premierligës thyen rekordin e transferimeve për talentin anglez

Chelsea janë të gatshëm të thyejnë rekordin e klubit në tregun e transferimeve.

Sport

08/12/2019 10:33

‘Blutë’ e Londrës do t’i bëjnë një ofertë rekorde Borussia Dortmund për Jadon Sancho, me Manchester Cityn që tashmë është tërhequr nga gara.

Manchester United raportohet të jenë gjithashtu të interesuar për reprezentuesin e Anglisë, por Daily Mail pretendon se Chelsea e kanë bërë 20 vjeçarin objektiv kryesore të tyre, pas heqjes së ndalesës për të realizuar transferime.

Chelsea do t’i ofrojë Dortmundit deri në 100 milionë funte, për t’i bindur që të heqin dorë nga Sancho./Lajmi.net/