Klubi i Premierligës sheh “dritë në fund të tunelit”, bëhet me pronarë të rinj
Pas negociatave të gjata, Evertoni do të bëhet me pronarë të rinj. Pronari Farad Moshiri ka vendosur t’ia shesë 94 për qind të aksioneve të tij në klub fondit amerikan “777 Partner”, raportojnë Sky Sports dhe media të tjera britanike, transmeton lajmi.net. Kompania nga Nju Jorku “MSP Sports Kapital” së fundi ka vendosur të ndërpresë…
Sport
Pas negociatave të gjata, Evertoni do të bëhet me pronarë të rinj.
Pronari Farad Moshiri ka vendosur t’ia shesë 94 për qind të aksioneve të tij në klub fondit amerikan “777 Partner”, raportojnë Sky Sports dhe media të tjera britanike, transmeton lajmi.net.
Kompania nga Nju Jorku “MSP Sports Kapital” së fundi ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen me Moshirin dhe atë do ta marrë “777 Partners”, e cila tashmë ka në pronësi disa klube.
Ndër të tjera, ata zotërojnë Sevillan, Hertha Berlin dhe Standard Liège.
“Grupi 777” do ta merrte plotësisht Evertonin, kur të plotësohen të gjitha kushtet e Premierligës, që mund të zgjasë disa muaj. Moshiri u tha tifozëve në shkurt se Everton nuk ishte në shitje, por duket se biznesmeni britaniko-iranian tani është gati të shesë klubin”, sipas Sky Sports.
Ekipi nga Liverpool ndodhej në krizë në edicionet e fundit duke siguruar me vështirësi të madhe ekzistencën në elitën e futbollit anglez./Lajmi.net/