Klubi i njohur i Superligës kalon në pronësi të ish-lojtarit të Premierligës

Klubi i futbollit nga Superliga e Kosovës, KF Ferizaji edhe zyrtarisht ka kaluar në pronësi të ish-lojtarit të Premierligës, Brian Cristopher Deane, dhe disa donatorëve të tjerë shqiptarë.

Sport

07/07/2019 16:46

Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Facebook, duke zbuluar se sot në orën 18:00 do të mbahet një ceremoni zyrtare në një nga restaurantet e kryeqytetit.

Ish-sulmuesi i Sheffield United dhe Middlesbrough në kohën kur këto dyja ekipe ishin pjesë e Premier Ligës, Deane bashkë me disa donatorë shqiptarë kanë vendosur ta marrinë në pronësi klubin e Ferizajit, përcjell lajmi.net.

Klubi e ka vlerësuar si ditë të madhe dhe të shumëpritur privatizimin e klubit, në mënyrë që të kenë shpresë për ndonjë trofe pas 20 viteve.

“Sot është një ditë e madhe për klubin tonë, një ditë që e kemi pritur që sa vite. Sot klubi jonë do të privatizohet nga ish-futbollisti i Premier League, Brian Dean dhe donatorët e tjerë vendor”, thuhet në njoftim.

Deane ka kohë që punon në Ferizaj për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në këtë qytet. /Lajmi.net/