Klubi i madh italian përgatit ofertë për Depayin

Napoli thuhet se po përgatit një ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Sport

13/02/2022 18:00

28-vjeçari iu bashkua gjigantëve katalanas nga Lyon verën e kaluar dhe ka bërë 23 paraqitje gjatë sezonit 2021-22, duke kontribuar me tetë gola dhe dy asistime, transmeton lajmi.net.

Memphis ka ende 18 muaj kontratë, por ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes në muajt e fundit, me Barcelona që thuhet se është e hapur për ta lënë të largohet.

Juventusi thuhet se është admirues i holandezit, i cili kohët e fundit nuk ka qenë i disponueshëm për përzgjedhje për shkak të një problemi muskulor.

Megjithatë, sipas “Calciomercato”, interesi më i madh po vjen aktualisht nga Napoli, me palën italiane që e shohin atë si zëvendësuesin ideal për Lorenzo Insigne.

Barcelona nënshkroi Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang në janar për të rritur opsionet e tyre sulmuese, ndërsa klubi pritet të garojë edhe për shërbimet e sulmuesit Erling Braut Haaland të Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar të ardhshëm veror./Lajmi.net/