Klubi i madh evropian paguan vizat e tifozëve për Rusi (FOTO)

Manchester United ka marrë një vendim interesant.

Sport

01/03/2017 15:47

Manchester United do t’i mbulojë shpenzimet e vizave për në Rusi për tifozët mysafirë në ndeshjen kundër FC Rostov në Europa League më 9 mars, raportojnë mediat britanike.

“Red Devils” do të udhëtojnë në Rostov, për duelin e tyre të radhës në Europa League dhe rreth 500 tifozë planifikojnë ta mbështesin ekipin.

Klubi ka shprehur gatishmëri të paguajë 118.20 funte të aplikacionit për vizë për Rusi, në shenjë të mirënjohjes, përcjell “lajmi.net”.

United ndeshet me Chelsean në çerekfinalen e FA Cup të hënën e 13 marsit, para ndeshjes së kthimit me Rostovin, tri ditë më vonë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6