Klubi i kërkon tifozëve të vendosin për të ardhmen e portierit… përmes një sondazhi

Një ide me të vërtetë e çuditshme, por potencialisht revolucionare vjen nga Skocia, me një klub futbolli që ka vendosur të lejojë tifozët të vendosin nëse do të mbajnë një nga lojtarët e tyre.

Sport

26/05/2020 08:55

Livingston, i cili luan në Premierligën skoceze, thjesht mund të ketë ndryshuar shumë me postimin e tyre në Twitter mbrëmë.

Me kontratën që i skadon pas disa ditëve dhe sezonit që përfundon para kohe për shkak të Covid-19, klubi la të ardhmen e portierit Galey Maley në duart e tifozëve në Twitter, transmeton lajmi.net.

Tifozët mund të votonin, “Po – t’i ofrohet atij një kontratë” ose “Jo – largojeni” dhe tashmë ka pasur mbi 120,000 vota.

Dhe është e ditur që tifozët duan që 37-vjeçari, me nofkën ‘Stretch’ të mbetet në stadiumin ‘Almondvale’. 66% kanë votuar në favor të mbajtjes së Maley, me 34% që duan që ai të largohet. /Lajmi.net /