Klubi anglez tallet keq me Leo Messin

Newcastle United ka gjetur kohë të tallet me pesë herë futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Sport

20/06/2019 13:38

Argjentina vazhdoi me paraqitjet të dobëta në Kupën e Amerikës, duke barazuar 1-1 ndaj Paraguajit, gol i shënuar nga ylli i Barcelonës i cili tundi rrjetën falë penalltisë që u fitua me ndihmën e VAR-it.

Goli për paraguaianët e shënoi Richard Sanchez me një veprim fantastik, i cili u asistua nga lojtari i Newcastle, Almiron, transmeton lajmi.net.

Pikërisht Almiron është pika kyçe e talljes së klubit anglez me Leo Messin.

Newcastle ka postuar një foto në Facebook me Almiron dhe 31-vjeçarin nga ndeshja e djeshme dhe kanë shkruajtur:  ‘’Një gjeni i futbollit dhe Lionel Messi’’.

Almiron është transferimi rekord i Newcastles për 22 milionë euro, ndërsa është pjesë e tyre që nga muaji janar. /Lajmi.net/