Klubet me shpenzimet më të mëdha (Foto)

Manchester United ka shpenzuar më së tepërmi para në Evropë nga viti 2012. Red Devils kanë investuar 347.2 milionë euro në skuadër, dhe gjenden para Chelseas dhe Real Madridit.

Sport

30/01/2015 21:25

Manchester United është klubi që ka shpenzuar më së tepërmi para në përforcime nga viti 2012 e deri më sot, ka njoftuar “Transfermarkt”.

Red Devils kanë shpenzuar në total 347.2 milionë euro duke qëndruar në krye para Chelseas me 342 milionë euro. Ndërsa, Real Madrid gjendet në pozitën e tretë me 335.5 milionë euro.

Pozita e katërt i takon Paaris Saint-Germain me vetëm 100 mijë euro më pak.

Një prej klubeve më të pasura në futbollin e sotëm, Manchester City është vetëm i gjashti pas Liverpoolit. Në fotografinë e bahkangjitur në këtë shkrim mund ta shihni renditjen e 18 skuadrave.